KLP nis procedurat për krijimin e Prokurorisë Speciale

KLP nis procedurat për krijimin e Prokurorisë Speciale KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka hapur garën për prokurorët, të cilët do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sipas Kushtetutës, SPAK duhet të krijohet dy muaj pas krijimit të KLP-së.

SPAK është një nga institucionet e reja kyçe të drejtësisë, dhe ka për qëllim hetimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të kryera nga zyrtarët e lartë qeveritarë, përfshirë Presidentin, Kryeministri dhe deputetët.

Sipas, Kushtetutës së Shqipërisë SPAK është krejtësisht e pavarur nga struktura të tjetra të Prokurorisë dhe nga Prokurori i Përgjithshëm. Drejtuesit dhe 10 prokurorët e SPAK emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) për një mandat 9-vjeçar.

SPAK do të drejtojë Byron Kombëtare të Hetimit (BKH), degë e vecantë e Policisë Gjyqësore e cila është e pavarur nga Ministria e Brendshme. Sipas ligjit të Prokurorisë 95/2017, një komision i përbërë nga ekspertë të drejtësisë penale nga Bashkimi Evropian dhe nga SHBA-të do të trajnojnë dhe udhëzojnë anëtarët e BKH-së për një periudhë dy vjeçare.

Çështjet gjyqësore të paraqitura nga SPAK do të trajtohen në Gjykatat e reja kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Të gjithë prokurorët kandidatë për SPAK dhe BKH do t’i nënshtrohen vetingut, dhe kontrollit të pasurisë dhe të figurës. Këtij kontrolli do t’i nënshtrohen edhe familjarët e tyre, bashkëshortët, fëmijët mbi 18 vjeç, dhe çdo person me lidhje gjaku ose martese që jeton me subjektin në të njëjtën banesë për më shumë se 120 ditë në vit.

Gjithashtu, llogaritë bankare dhe komunikimet telefonike të personave të lidhur me anëtarët e SPAK dhe BKH do të kontrollohen periodikisht.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme