Ministri holandez: Duhet progres i dukshëm që të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së

Ministri holandez: Duhet progres i dukshëm që të hapen negociatat mes Shqipërisë dhe BE-së

“Holanda është e angazhuar për perspektivën europiane të Shqipërisë, por në bazë të progresit të dukshëm dhe konkret.”

Kështu u shpreh sot ministri i Jashtëm holandez Stef Blok, gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin Bushati.

Ministri Blok deklaroi se Holanda nuk po përdor kritere më të ashpra për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ndryshe nga sa është përfolur shpeshherë në median shqiptare:

“BE është një bashkim i vlerave dhe disa prej vlerave më të rëndësishme janë shteti ligjor, sundimi i ligjit, vlera e të drejtave të njeriut, këshuqë është mëse e logjikshme që unë të përdor të njëjtat kritere për shtetet anëtare dhe për shtetet aspiruese. Nuk po bëjmë asgjë tjetër veçse këtë.”

Më pas ministri i rekomandoi qeverisë të përqendrohet në luftën kundër korrupsionit e krimit dhe të vazhdojë zbatimin e reformave. Zoti Blok, po ashtu, i kërkoi qeverisë shqiptare që të marrë masa për të ulur numrin e shqiptarëve që emigrojnë në mënyrë të paligjshme dhe kërkojnë azil në Holandë, pasi prej vitesh Holanda nuk pranon azilkërkues shqiptarë:

“Duhen dekurajuar njerëzit për të emigruar në azil. Orvatjet e tyre do të jenë të pafrytshme. Po punojmë së bashku për të luftuar këtë dukuri.”

Pyetur nëse deputetët holandezë do të votojnë këtë vit pro hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, ministri Blok u përgjigj:

“Pa patur raportin e [përparimit] të Komisionit Europian në dorë nuk mund të them asgjë për vendimin përfundimtar [të deputetëve dhe qeverisë holandeze].”

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme