Parlamenti grek voton pro marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Parlamenti grek voton pro marrëveshjes për emrin e Maqedonisë

Parlamenti grek miratoi sot Marrëveshjen e Prespës, e cila i hap rrugë ndërrimit të emrit të Maqedonisë nga Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në Maqedonia e Veriut.

Marrëveshja e Prespës u miratua me 153 vota pro dhe 146 kundër në parlamentin grek. Ajo ishte nëshshkruar më herët nga kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë dhe ishte miratuar në parlamentin maqedonas.

Kjo marrëveshje i jep fund një konflikti 27-vjeçar mes dy fqinjëve, një prej çështjeve më të diskutuara dhe të rëndësishme të rajonit në dekadat e fundit.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur miratimin e saj edhe në parlamentin e Greqisë, dhe kanë premtuar ndihmë në proceset e ardhshme të afrimit mes dy vendeve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme