Prokuroria shtyn hetimet për Tahirin, priten përgjigje nga Italia dhe Mali i Zi

Prokuroria shtyn hetimet për Tahirin, priten përgjigje nga Italia dhe Mali i Zi

Prokuroria e Krimeve të Rënda do të vazhdojë hetimet ndaj ish-Ministrit Tahiri për përfshirje në bandën Habilaj, për të paktën edhe 3 muaj, deri në prill 2019.

Vendimi u mor sot, një ditë pasi skandonte afati për hetimet, nga prokurorët e çështjes Tahiri: Dritan Prençi, Arenc Çela dhe Vladimir Mara.

Sipas prokurorëve, shkak për shtyrjen e hetimeve është pritja për përkthimin e dosjeve të ardhura nga Italia dhe marrja e përgjigjes për ndihmë juridike dhe nga Mali i Zi.

Kjo është hera e katërt që prokuroria shtyn hetimet për këtë çështje.

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzohet për trafikimin e narkotikëve, në bashkëpunim me bandën Habilaj dhe korrupsion pasiv si funksionar i lartë.

Aktualisht, hetimet për ish-ministrin Tahiri duket se janë futur në një rrugë pa dalje, falë vendimeve të paligjshme të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku. Marku lejoi një dëshmitar vendimtar, Nazer Seitin, që të ekstradohet në Itali edhe pse prokuroria shqiptare po e hetonte atë në lidhje me çështjen Tahiri-Habilaj. Vendimi i ekstradimit të Seitit ishte në kundërshtim me nenin e 491 të Kodit të Procedurës Penale.

Marku, po ashtu, shkarkoi drejtuesin e Prokurorisë për krimet e Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili drejtonte hetimet e çështjes Tahiri. Më pas e transferoi atë në kundërshtim me ligjin, në prokurorinë e Pogradecit.

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme