Qazim Kërtusha, artisti ku bashkohet skulptura me arkeologjinë

Nga Geri Emiri
Qazim Kërtusha, artisti ku bashkohet skulptura me arkeologjinë

Qazim Kërtusha lindi në Durrës më 24 tetor 1952, ku ndoqi kursin e skulpturës në studion e skulptorit Sabri Tuçi. Në vitet 1970-’75 përfundoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura, për skulpturë monumentale.

“…Shprish ekuilibre, për të krijuar emocione të një mos dakortësie njerëzore, të një diversiteti që bën botën të lëvizi dhe e bën emocionin tënd, emocion të komunitetit”, përkufizon Kërtusha punën e tij.

Me një karrierë artistike prej gati 45 vitesh, ai është sot një ndër skulptorët më aktiv në Shqipëri. Krijimtaria e tij është në dru, gur, qeramikë, mermer – me tematika që variojnë në motive intime – kompozime, portrete, nudo dhe skulptura parku.

“Kërtusha s’bën kompromis as me veten”, shkruajnë pedagogët përgjatë ekspozitave të tij. Ndërsa kolegët zgjedhin ta përkufizojnë veprën e tij më shënimin: “Ndershmëri profesionale”.

Për 37 vite, Qazim Kërtusha ka punuar si restaurator në Muzeun Arkeologjik, Durrës. Ai ka marrë pjesë në disa prej zbulimeve më të rëndësishme arkeologjike në qytet.

Vitin e kaluar ai hapi në ambientet e Muzeut Arkeologjik, Durrës, ekspozitën e tij personale të gjashtë. Mes shumë veprave të tij, si autor dhe bashkë-autor, renditet shtatorja e Aleksandër Moisiut në Vienë të Austrisë, shtatorja e Haxhi Zekës në Pejë, shtatorja e dëshmorit të UÇK-së në Kavajë, Indrit Cara, shtatorja e ish-presidentit amerikan Xhorxh Bush në Fushë-Krujë, si edhe busti i dom Nikollë Kaçorrit, zëvendës-kryeministrit të qeverisë së pavarësisë.

Publikuar më parë tek Blogu Amfora.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme