Rama përgëzon ministrin Lleshi për vetëdorëzimin e Klement Balilit

Rama përgëzon ministrin Lleshi për vetëdorëzimin e Klement Balilit

Kryeministri Edi Rama përgëzoi ministrin e Brendshëm Lleshi për vetëdorëzimin e Klement Balilit, megjithëse policia dështoi ta arrestojë atë gjatë dy viteve që ai ishte në kërkim.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama shprehet:

“Klement Balili prapa hekurave një hap i madh përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe një përgjigje kuptimplotë, për të gjithë qentë që lehin, ndërkohë që karvani do të ecë me vendosmëri përpara. Urime për këtë rezultat Ministrit Lleshi, Policisë së Shtetit dhe SHISH.”

Rama e quan vetëdorëzimin e Balilit si “realizim të suksesshëm të një prej operacioneve më të sofistikuara policore që ka vazhduar për muaj të tërë.”

Ministri Lleshi, po ashtu, në konferencë për shtyp, lajmëroi:

“Policia Shqiptare ka konkluduar një operacion për vetëdorëzimin e Klement Balilit. Nga sot drejtësia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar të saj dhe jo vetëm.

Kurrë nuk mund të ketë një udhëtim vullnetar të një personi të kriminalizuar në këtë nivel drejt stacioneve të policisë. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë dhe të thellë të ndërlikuar në bashkëpunim me partnerë të Shqipërisë që kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në policinë e shtetit.”

Klemenet Balili ishte në kërkim që prej majit 2016. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Urdhërarresti për Balilin është lëshuar nga policia greke në maj 2016, kur Balili ishte emëruar drejtor i Drejtorisë së Transportit Rrugor Sarandë, në Qeverinë Rama 1.

Në tetor 2018, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA ndërmorën një operacion në Sarandë, Vlorë e Delvinë, ky dyshohej se fshihej Balili, por nuk mundën ta arrestonin atë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme