Rasti i prokurorit Sheshi tregon sërish përse ishte i nxituar formimi i KLP-së

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Rasti i prokurorit Sheshi tregon sërish përse ishte i nxituar formimi i KLP-së

Polemika që kohët e fundit ka rrethuar anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Bujar Sheshi tregon edhe njëherë, rrezikun e marrë nga qeveria dhe mbështetësja e saj BE, në formimin e institucioneve të reja të drejtësisë, pa përfunduar të gjitha kontrollet dhe procedurat formale.

Më 12 dhjetor, KLP u formua, megjithëse, disa prej kandidatëve nuk e kishin përfunduar procesin e plotë të vetingut. Një javë më vonë, shkarkimi i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja – njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi-, nga Kolegji i Posaçëm i Apelit, tregoi rrezikun e formimit të institucioneve para kohe, pa pritur verifikimin e plotë të pastërtisë së kandidatëve.

Rasti më i fundit që na tregon sërish të njëjtën gjë është ai i prokurorit, Bujar Sheshi. Prokurori Sheshi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 24 tetor 2018. Ai kandidoi për në KLP më 31 tetor 2018, pas hapjes së një raundi të dytë aplikimesh (mbi baza të diskutueshme ligjore), për shkak të mungesës së prokurorëve të Apelit për KLP. Më pas, ai u zgjodh anëtar i KLP-së në dhjetor 2018.

Sipas Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, më 26 tetor 2018, Prokuroria paraqiti një kërkesë pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH),  për të verifikuar nëse Sheshi kishte qenë anëtar ose informator i ish-Sigurimit gjatë diktaturës komuniste. Bazuar në nenin 7 të ligjit për organet e sistemit të drejtësisë, sipas së cilit, një ish-anëtar apo informues i sigurimit të Shtetit nuk mund të jetë anëtar i institucione të reja të drejtësisë, e njejta kërkesë ëshë bërë për të gjithë anëtarët e tjerë të KLP-së.

Pavarësisht bërjes së kërkesës, qeveria nuk priti përgjigjet nga AIDSSH-ja, -për të cilën nuk ka një afat kohor të caktuar,- përpara se të formonte KLP-në. Meqë AIDSSH-ja është e pafinancuar mjaftueshëm nga shteti, shumica e kërkimeve nëpër arkiva bëhet manualisht dhe hetimi, në këtë rast, zgjati edhe më shumë për shkak të disa mospërputhjeve në dosjet dhe dokumentet e siguruara nga vetë Sheshi, në të cilën ai pohoi se nuk ishte anëtar ose informator për Sigurinë Shtetërore.

Megjithatë, në një raport të publikuar më 22 janar, AIDSSH shprehet se një person me emrin Bujar Ramiz Sheshi, i lindur më 15 dhjetor 1957, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Të gjitha të dhënat përkojnë me ato të prokurorit Sheshi, sot anëtar i KLP-së, dhe nuk ka asnjë tjetër person me të dhëna të njëjta.

Vetë prokurori e mohoi të ketë qenë informator në të shkuarën dhe tha se ky nuk është sulm ndaj tij, por është sulm politik ndaj gjithë reformës në drejtësi:

“Deklaroj se nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Objektivi i këtij sulmi duket më i ulët se kaq. Synohet të goditet procesi i reformës në drejtësi. Fakti që kanë arritur të manipulojnë deri në institucione shtetërore, me krijon bindjen që pas tij fshihen njerëz te rëndësishëm të politikës.”

Për këtë arsye, Sheshi kallëzoi në prokurori AIDSSH-në për falsifikim dokumentesh.

Ndërkohë, Kryeprokurorja Marku mbron vendimin e saj për formimin e parakohshëm të KLP-së, duke pretenduar se verifikimi i së shkuarës nga AIDSSH-ja nuk është detyrim ligjor.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme