Rigels Balili, kryetar i Bashkisë Delvinë, kryenegociatori për vetëdorëzimin e Klement Balilit

Rigels Balili, kryetar i Bashkisë Delvinë, kryenegociatori për vetëdorëzimin e Klement Balilit

Rigels Balili, kryetar i Bashkisë Delvinë dhe nipi i Klement Balilit, ka qenë negociatori i vetëdorëzimit të Balilit në polici.

Në një intervistë për OraNews, Rigels Balili deklaroi sot se negociatat mes policisë dhe Balilit kanë nisur prej tre muajsh:

“Negociatat kanë nisur që në momentin kur na njoftuan se është plotësuar dosja [në prokurori] dhe është gati për tu dorëzuar në gjyq. Sot bëmë të mundur dorëzimin në drejtorinë e Policisë. Nuk është arrestuar, [Balili] është vetëdorëzuar. Kam shkuar unë në zyrën e drejtorit të policisë dhe kam bërë negociatën.”

Kryetari i Bashkisë Delvinë sqaroi se Klementi Balili ka pritur sa të bëhet gati dosja e plotë nga prokuroria, pasi “nuk mund të rrinte tre vjet në paraburgim derisa dosja të shkonte për në gjyq.”

Rigels Balili u shpreh se nuk e dinte se ku ka qëndruar xhaxhi i tij gjatë kësaj kohe, pasi nuk ka komunikuar shumë gjatë me të:

“Nuk pata kohë ta pyesja se ku kishte qëndruar, sepse shumë pak qëndrova, vetëm e dorëzova tek drejtori i policisë.”

Që prej majit 2016, kur policia greke shpalli në kërkim Klement Balilin, opozita ka denoncuar disa herë se Balili ndodhej në Shqipëri dhe lëvizte lirshëm, pa frikën e arrestimit.

Janë të paktën dy raste, kur fotot e Balilit janë bërë publike në media:

Në gusht 2016, duke shëtitur me jaht në brigjet e Sarandës nën shoqërinë e një drejtuesi të lartë të policisë.

Në shtator 2017, duke festuar në shoqërinë e kreut të PS të Tepelenës në dasmën e nipit të bashkëshortes së tij, i cili ka marrë detyrën që mbante Balili si drejtor i Transporteve të Sarandës.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme