Rivitalizimi i zonave të luftës mund të ndihmojë për të shëruar plagët e konfliktit

Rivitalizimi i zonave të luftës mund të ndihmojë për të shëruar plagët e konfliktit

Atje ku Perdja e Hekurt dikur ndante Europën me tela me gjemba, tani po lulëzon një masë me ujqër dhe rrëqebuj. Duke përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore – njerëzit mbanin lulëkuqe për të përkujtuar  fushat e mëdha të luleve të kuqe – të cilat u rritën mbi masakrën e fushave të betejës së Evropës. Sapo konflikti njerëzor përfundoi, kthimi i prezencës së natyrës në peizazhet e shteruara, u bë simbol i fuqishëm i paqes.

Këto tragjedi, që i detyruan njerëzit të largohen nga një vend i caktuar, mund të ndihmojnë ekosistemet të plotësohen gjatë mungesës të tyre. Ndonëse rivitalizimi konsiderohet zakonisht një vendim aktiv – si rikthimi i ujqërve në Parkun Kombëtar të Yellowstone,– toka rurale e braktisur shpesh kthehet në shkretëtirë sipas mënyrës së saj. Sot, kur njerëzit largohen nga vendbanimet rurale për jetesën në qytete, rikthimi aksidental i botës së egër  ka nënkuptuar që grabitqarët e mëdhenj rikthehen në zona të Evropës, shumë kohë pasi pothuajse u zhdukën.

Vend i braktisur në Ukrainë pasi tragjedia e Çernobilit shoqëroi tragjedinë në botën e egër

Ndryshimet e papritura, të tilla si fatkeqësia e centralit bërthamor të Çernobilit në vitin 1986, rezultojnë në rivitalizimin e zonave të ndaluara nga kafshët e egra në zonat që ishin të  zhvilluara më parë. Lufta mund të rezultojë në përjashtimin njerëzor dhe kafshët e egra mund të përfitojnë në kushte specifike. Izolimi dhe braktisja mund të krijojnë rritje dhe rikuperim të popullsisë së egër, gjë që është vënë re në ekosistemet tokësore dhe ujore.

Lidhja e çuditshme midis luftës dhe botës së egër

Peshku në Atlantikun e Veriut përfitoi nga Lufta e Dytë Botërore,pasi flotat e peshkimit u zvogëluan në mënyrë drastike. Detarët u larguan dhe rreziqet për të  peshkuar – për shkak të goditjeve të armikut ose minierave nëntokësore – penguan peshkatarët që të dalin në det. Si rezultat, lufta në thelb krijoi zona të gjera “të mbrojtura detare” për disa vjet në Oqeanin Atlantik. Pas luftës, të armatosur me anije peshkimi më të shpejta, më të mëdha dhe me teknologji të re, peshkatarët raportuan kapjen e sasive të mëdha.

Rezultati i tmerrshëm i Luftës së Dytë Botërore  ishte se lejoi lloje si peshkaqenët e bardhë oqeanikë të zhvilloheshin, sepse viktimat e njerëzve në det ishin një burim i pasur dhe i bollshëm ushqimor.

Mbetjet e luftës gjithashtu u bënë shkëmbinj nën-ujorë artificialë në shtratin e detit të cilat ende kontribuojnë në bollëkun e jetës detare sot. Në 52 anijet e luftës të kapura gjermane që u fundosën gjatë Luftës së Parë Botërore midis Orkney dhe Ishujve të Jugut, jashtë brigjeve veriore të Skocisë, janë duke u zhvilluar habitate detare.

Zonat e përjashtimit – ose “jo tokë njerëzore”, të cilat ngelën pas përfundimit të luftës – mund të ndihmojnë gjithashtu që ekosistemet tokësore të rikuperohen duke krijuar rezerva “de facto” të kafshëve të egra. Speciet e rrezikuara më parë, të tilla si leopardi persian, kanë rivendosur popullsinë e tyre në kufirin e thyer të veriut Iran-Irak.

Një vendbanim jo i lehtë i pasluftës mund të krijojë kufinj të vështirë me zona të mëdha të ndaluara për hyrjen e njerëzve. Zona e Demilitarizuar e Koresë është një rrip prej 4 km në 250 km, i cili ka ndarë dy Kore-të që nga viti 1953. Për njerëzit është një nga vendet më të rrezikshme në Tokë, me qindra e mijëra ushtarë që patrullojnë skajet e saj. Megjithatë, për kafshët e egra, kjo është një nga zonat më të sigurta në rajon.Sot, zona është shtëpia e mijëra specieve që janë zhdukur ose të rrezikuara në gadishullin korean.

Në mënyrë të mrekullueshme, edhe habitatet e shkaktuara nga armët më të tmerrshme mund të lulëzojnë si vende ku aksesi njerëzor përjashtohet. Fushat e përdorura më parë për testimin bërthamor, siç janë Ishujt Marshall në Oqeanin Paqësor, janë rikolonizuar nga koralet dhe peshqit, të cilët duket se po lulëzojnë në Bikini Atolli.

Rivitalizimi i botës detare në Bikini Atolli vazhdon pavarësisht testeve nukleare dhe braktisjes nga njerëzit

Lufta, gjithsesi nuk është e mirë për asgjë

Lufta i dëmton komunitetet njerëzore dhe ekosistemet me një entuziazëm të barabartë. Një rishikim i ndikimit të konfliktit njerëzor në ekosistemet e Afrikës tregoi një rënie të përgjithshme të kafshëve të egra midis viteve 1946 dhe 2010. Pas përfundimit të luftës, popullsia natyrale ishte e ngadaltë për t’u rimëkëmbur ose e ndalur krejtësisht.

Njerëzit shpesh vazhdojnë të shmangin një “jo tokë njerëzore” për shkak të pranisë së minave tokësore. Besohet se eksplozivët e mbetur në zonat e konfliktit kanë ndihmuar të shtyjnë disa lloje të rrezikuara më pranë zhdukjes.

Megjithatë, aty ku është e mundur, rikrijimi i rastësishëm i shkaktuar nga lufta mund të ndihmojë pajtimin e njerëzve pas përfundimit të luftimeve duke instaluar natyrën ku lufta kishte sjellë izolim. Ka shpresë se nëse Koreja do të ribashkohet, një zonë e mbrojtur e përkohshme mund të krijohet brenda kufijve aktual të zonave të demilitarizuara, duke lejuar eko-turizmin dhe arsimin për të zëvendësuar armiqësinë.

Një iniciativë e tillë ka rezultuar e suksesshme diku tjetër në botë. Rripi i gjelbërt evropian quhet zona e ish-Perdes së Hekurt, e cila dikur ndante kontinentin. Ky projekt ka filluat në vitin 1970 dhe është shpërndarë në kufijtë e 24 shteteve. Sot është zona ekologjike më e madhe e llojit të vet në botë.

Rripi i gjelber evropian ne gjurmet e Perdes se Hekurt

Kur lufta duket sikur minimizon prezencën e njeriut, natyra lulëzon. Nëse ne si qënie humane nuk dëshirojmë luftë, ne duhet të minimizojmë shkatërrimin e parajsës natyrore. Kjo ironikisht zhvillohet nga lufta dhe përfaqëson një trashëgimi pas një tragjedie.

Burimi: The Conversation

Përktheu dhe përshtati: Citizens Channel

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme