SHBA, Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell, do të dorëhiqet

SHBA, Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell, do të dorëhiqet Wess Mitchell, Ndihmës Sekretari i Shtetit

Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell, do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm për arsye personale. Lajmin e bën të ditur e përditshmja amerikane Washington Post.

Wess Mitchell, bashkë-themelues i Qendrës për Analizën e Politikave Europiane (CEPA), u miratua nga Senati i SHBA si Ndihmës-Sekretari i Shtetit më 20 korrik 2017.

Ai zëvendësoi në këtë post, Viktoria Nuland, e cila u dorëhoq në janar 2017 pas ardhjes në pushtet të Administratës Trump.

Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike është zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit që mbikëqyr çështjet e diplomacisë amerikane në Ballkan. Largimi i Mitchell do të shkaktojë një boshllëk serioz në politikën e jashtme të SHBA-së në rajon, veçanërisht në Shqipëri që momentalisht nuk ka as ambasador amerikan.

Në fillim të janarit 2019,  Senati i SHBA-ve i ktheu mbrapsht Presidentit Trump emërimin e Kathleen Ann Kavalecit, si Ambasadore e SHBA-ve në Tiranë dhe ende nuk ka asnjë kandidaturë të re.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Komentet:

    Lajme te ngjashme