Televizioni gjerman ZDF i bën jehonë protestës së studentëve shqiptarë

Televizioni gjerman ZDF i bën jehonë protestës së studentëve shqiptarë

Televizioni gjerman ZDF ka pasqyruar protestën e studentëve shqiptarë në një kronikë speciale te transmetuar në rubrikën e lajmeve të hënën në mbrëmje. Në kronikë,  gazetarët gjermanë kanë intervistuar studentë dhe aktivistë pjesëmarrës në protestë.

Më poshtë Exit.al po sjell tekstin e plotë të kronikës.

***

Janë 2 milionë e 800 mijë banorë në Shqipëri. Sipas një ankete nga Konrad Adenauer rreth 400 mijë të rinj janë larguar nga vendlindja e tyre. Kjo për arsye se te rinjtë janë të pakënaqur, rreth 30% janë të papunë.

Studentët kanë rreth 3 javë që protestojnë për kushtet katastrofike të jetesës dhe mungesës së shpresës.

“Tarifat janë mjaft të larta dhe studentët nuk mund ti përballojnë”, –thotë njëra nga studentët.

Mbas Sirisë, Shqipëria është vendi me emigracionin më të lartë dhe kjo sepse të rinjtë kanë humbur shpresën. Një nga studentët na tregoi kushtet në të cilat jetojnë në konvikte.

“Një në pesë student duan të lënë vendin”, asnjë çudi thotë një student. “Çdo kat ka një tualet të përbashkët të rrënuar”, shtoi student.

Njerëzit nuk kanë mjetet më të nevojshme të jetësës ndërkohë që  qeveria përfshihet në skandale. Qeveria e Edi Ramës e kuptoi se këto protesta nuk ishin të papërfillshme vetëm se ishin paqësore. Zëvendës ministrja e Arsimit ka treguar se studentët janë ftuar për të dialoguar dhe sëbashku të gjehet një zgjidhje.

Por, studentët nuk kanë rënë dakort. Ata nuk kanë më besim të elita politike. Shumë nga pedagogët kanë mashtruar me titut e tyre akademik. Midis tyre edhe 2 ministra për të cilët studentët kanë kërkuar largimin e tyre, por Kryemistri i ka bashkëpunëtorë të ngushtë.

Kështu studentët vazhdojnë të protestojnë herë qindra e herë mijëra, për kushte më të mira, për të ardhmen e tyre. Ato kanë me vete të gjithë qytetarët.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme