Vetëdorëzohet në polici Klement Balili

Klement Balili, i njohur si Escobari i Ballkanit, u vetëdorëzua sot në Policinë e Shtetit.

Lajmin e ka bërë publik Top Channel, i cili është informuar nga njëri prej avokatëve të Balilit, Baftjar Rusi.

Balili ndodhet në Policinë e Shtetit së bashku me avokatin tjetër, Theodhori Sollaku.

Klemenet Balili ishte në kërkim që prej majit 2016. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Urdhërarresti për Balilin është lëshuar nga policia greke në maj 2016, kur Balili ishte emëruar drejtor i Drejtorisë së Transportit Rrugor Sarandë.

Në tetor 2018, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA ndërmorën një operacion në Sarandë, Vlorë e Delvinë, ky dyshohej se fshihej Balili, por nuk mundën ta arrestonin atë.