Dhoma Evropiane e Tregtisë, Shqipëria ndër vendet e fundit për klimën e biznesit

Dhoma Evropiane e Tregtisë, Shqipëria ndër vendet e fundit për klimën e biznesit

Dhoma Evropiane e Tregtisë EuCham e ka renditur Shqipërinë në 5 vendet me klimën më të keqe për biznes për vitin 2019. Shqipëria renditen e 42-ta nga 46 vendet evropiane. Ajo lë pas me vetëm nga një pikë diferencë Rusinë, Azerbajxhanin, Bosnjë Hercegovinën dhe Ukrainën.

Studimi i Dhomës Evropiane të Tregtisë, sipas klimës së tyre për të mirëpritur investime të huaja, hartohet duke mbajtur parasysh raportin e Bankës Botërore Doing Business 2019 dhe Indeksin e Korrupsionit për vitin 2019 të Transparency International.

Renditja e Shqipërisë në vlerësimin e EuCham ka ardhur duke u përkeqësuar ndër vite: në vitin 2018 Shqpiëria u rendit në vend të 40-të, ndërsa në vitin 2017 ishte renditur në vendin e 38-të.

Më herët, Revista Forbes e renditi Shqipërinë të parafundit në Evropë për klimën e biznesit dhe mjedisin për investime kapitale; sërish Shqipëria linte pas vetëm Bosnjë Hercegovinën. Në renditjen botërore Shqipëria u rendit në vendin e 74, mes 162 vendeve. Studimi i Forbes vlerësonte mbi 15 faktorë të ndryshëm, përfshirë të drejtat e pronësisë, novacionin, taksat, teknologjinë, korrupsionin, lirinë (personale, tregtare dhe monetare), burokracinë dhe mbrojtjen e investitorëve.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme