Gjykata Administrative, Gledion Rehovica nuk kthehet në Kuvend

Gjykata Administrative, Gledion Rehovica nuk kthehet në Kuvend

Gledion Rehovica nuk do të kthehet në Kuvend. Gjykata Administrative e Tiranës e rrëzoi kërkesën e ish-deputetit të LSI-së Rehovica, për rikthimin e mandatit të deputetit dhe përfitimin e 13 rrogave.

Gledion Rehovica kërkoi rikthimin e mandatit të deputetit, të cilin aktualisht e mban Silva Caka, nga LSI, pas vendimit të prokurorisë më 31 janar për pushim të hetimeve.

Ish-deputetit Rehovica iu hoq mandati në janar 2018, pasi nuk kishte deklaruar në formular një dënim të marrë në Itali, në vitin 1999, për kryerjen e një vjedhjeje nën emrin e rremë, Kusta Mina.

Por prokuroria e Tiranës doli në përfundimin se , Rehovica nuk kishte falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme