Gjykata vendos arrest me burg për gjashtë qytetarë protestues

Gjykata vendos arrest me burg për gjashtë qytetarë protestues

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg gjashtë nga 19 qytetarët e arrestuar pas protestës së opozitës. Gjykata vendosi arrest në shtëpi për shtatë qytetarë dhe detyrim paraqitjeje për gjashtë të tjerët.

Prokuroria i akuzon këta 19 qytetarë për kundërshtim ose goditje të policëve, prishje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone. Prokurori kërkoi arrest me burg për 14 prej tyre dhe arrest në shtëpi ose detyrim paraqitjeje për pesë të tjerët.

Pas seancës, Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së Edmond Spaho tha se gjykata i dënoi qytetarët politikisht dhe pa fakte.

“Të gjithë të pandehurit deklaruan se ishin në protestë dhe protestonin kundër qeverisë së Edi Ramës, në emër të tyre, të familjeve të tyre për një të ardhme më të mirë. Të gjitha veprimet e gjykatës motivoheshin politikisht. Asnjë fakt, asnjë provë për ato që i akuzojnë, gjoja prishje të pronës publike, mosrespektim të forcave të rendit. Aty është prishur vetëm kërpudha e kryeministrit,” – tha Spaho.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme