Haradinaj: Mogherini, armike e Kosovës. Rama dhe Thaçi gabojnë.

Haradinaj: Mogherini, armike e Kosovës. Rama dhe Thaçi gabojnë.

Federica Mogherini është armike e Kosovës, tha Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë intervistës në emisionin “Tempora”, në Ora News. Ky koment vjen pas deklaratës të mëparshme të Haradinajt, se Mogherini e ka kthyer dialogun Kosovë-Serbi në një “dialog për territore”.

Haradinaj u shpreh se Kryeministri Rama dhe Presidenti Thaçi i kanë hyrë një rruge të gabuar, nëse vërtet mendojnë se duhet të shkëmbehen territore mes Kosovës dhe Serbisë.

Federica Mogherini është drejtuesja e punëvë të jashtme të Komisionit Evropian, si dhe ndërmjetësja në dialogun me dy shteteve.

Në intervistën e djeshme, Haradinaj shprehu edhe njëherë kundërshtimin e tij për çfarëdolloj shkëmbimi territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë, ideja e shkëmbimit të territoreve duket se mbështetet nga Presidentët Thaçi e Vuçiç, Kryeministri Rama, si dhe nga zonja Mogherini.

Haradinaj tha se Kosova ekziston si shtet, pavarësisht se mandati i Mogherini-t mbaron së shpejti dhe agjendës së saj për dialogun. Në këtë pikë, duket se Haradinaj la të kuptohet se Mogherini po përshpejton procesin për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve, pikërisht përpara përfundimit të mandatit të saj. Ai e quajti Mogherini-n njeriun më të padobishëm për Kosovën.

Haradinaj shpjegoi se Mogherini e ka devijuar diskutimin ndërmjet dy vendeve drejt çështjes së shkëmbimit të territoreve dhe kufijve. Ndaj, Kryeministri u shpreh se Mogherini ishte armike e Kosovës. Hapjen e diskutimeve për territore e kufij ai e konsideroi sulm ndaj shtetit të Kosovës.

Më tej, Haradinaj tha se me qëndrimet e saj, Mogherini i ka bërë dëm BE-së dhe ka shkatërruar çdo mundësi për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Haradinaj tha se kundër idesë së shkëmbimit të territoreve nuk është vetëm Kancelarja Merkel, por edhe 90 për qind e vendeve të BE-së.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Komentet:

    Lajme te ngjashme