KPA shtyn për të shtatën herë seancën për gjyqtarin Islamaj

KPA shtyn për të shtatën herë seancën për gjyqtarin Islamaj Gjyqtari Edmond Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shtyu sot për të shtatën herë seancën për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj.

Në nëntor 2018, KPA nisi shqyrtimin e ankesës së Komisionerit Publik, për vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin Islamaj. Pas shqyrtimit, KPA nisi edhe një hetim tjetër për pasurinë dhe burimet e ligjshme financiare të gjyqtarit.

Sipas BIRN, gjatë seancës së sotme, KPA i bëri të njohur Komisionerit Publik, Ballhysa dhe gjyqtarit Islamaj, dy analiza të reja financiare të përgatitura nga stafi i Kolegjit – një analizë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e gjyqtarit dhe një aneks me shpenzimet e udhëtimeve të tij jashtë shtetit.

KPA i la dy javë kohë gjyqtarit dhe avokatit të tij mbrojtës dhe Komisionerit Publik për të shqyrtuar analizat dhe për t’u shprehur mbi to.

Analizat financiare kanë në fokus udhëtimet jashtë shtetit të gjyqtarit Islamaj, për periudhën 2004-2008.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e apeloi vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit Islamaj në korrik të 2018. Komisioneri Publik u shpresh se “procesi i hetimit i Komisionit për kriterin e vlerësimit të pasurisë nuk është i plotë, ka mangësi dhe për rrjedhojë, në gjendjen që janë aktet nuk mund të konkludohet se subjekti i rivlerësimit ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë së tij”.

Islamaj ka një karrierë të gjatë në gjyqësorin shqiptar. Ai ka qenë gjyqtar në Shkallë të Parë në Durrës dhe Krujë, Kryetar i Gjykatës së Sarandës dhe Kavajës, Kryeinspektor në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe gjyqtar Apeli në Tiranë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme