KPK shkarkon nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Apelit Durrës

KPK shkarkon nga detyra Kryetarin e Gjykatës së Apelit Durrës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës së Apelit Durrës Petrit Ceno.

ILDKPI dhe KPK paraqitën raporte negative për pasurinë e gjyqtarit Ceno, me pasaktësi në deklarim, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Zoti Ceno nuk kishte paraqitur dokumente për të ardhurat e bashkëshortes deri në vitin 1997, të cilat kishin shërbyer pjesërisht si burim për blerjen e një apartamenti 98 m2 + garazh, një apartamenti 79 m2 në Golem, si dhe kishte mospërputhje në deklarime për një apartament 144 m2 dhe një garazhi në Tiranë. Komisioni i vetingut ngriti dyshime edhe për përfitimin e bashkëshortes së tij të 5775 metrave tokë në Shkallnuer të Durrësit, një pjesë e së cilës iu dha më pas një kompanie ndërtimi në këmbim të 23% të sipërfaqes së ndërtuar. Lidhur me kompaninë ndërtuese LL.01, Çeno rezultoi në konflikt interesi për shkak se nuk kishte hequr dorë nga gjykimi i një çështjeje ku kjo kompani ishte palë.

Komisioni zbuloi dhe një listë pasurish të padeklaruara, të tilla si një tarracë 150 metra, ku më pas ishte ndërtuar një papafingo, përfitimin e një trualli nga ALUIZNI, paqartësinë me një kredi 80 mijë euroshe të kaluar në llogarinë e kompanisë minerare të djalit të gjyqtarit Ceno, si dhe aksionet e tij në tre kompani tregtare.

Gjyqtari Ceno kishte mungesë burimesh financiare në vlerën prej 3.4 milionë lekësh.

Ndërkohë ai është nën hetim për përftimin e një udhëtimi për të parë ndeshjen midis Realit dhe Barcelonës dhe për këtë arsye është pezulluar nga posti i kryetarit të gjykatës .

Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Etleda Çiftja, Olsi Komici.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme