Maqedonia një hap më pranë anëtarësimit në NATO

Maqedonia një hap më pranë anëtarësimit në NATO Kryeministri i Maqedonise Zoran Zaev

Maqedonia e Veriut nënshkroi sot protokollin e anëtarit në NATO. Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg firmosën sot në Bruksel dokumentin e parë konkret që i hap rrugën anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, pas marrëveshjes me Greqinë për emrin.

Më 25 janar 2019, parlamenti grek votoi pro emrit të ri “Maqedonia e Veriut”, gjë që pritet të sigurojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO.

Protokolli i anëtarësimit në NATO që u nënshkrua sot në Bruksel duhet të ratifikohet në parlamentet e 29 vendeve anëtare. Në shenjë simbolike, Greqia pritet të jetë vendi i parë që do ta ratifikojë atë gjatë kësaj jave.

Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut pritet të përmbyllet në fund të këtij viti ose në vitin 2020.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme