Mbyllen hetimet për Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet në lidhje me Saimir Tahirin. Ditën e sotme ajo ka dërguar dosjen për ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjykata e Krimeve të Rënda  pak kohë më parë pranoi kërkesën e ish-Ministrit për moszgjatjen e hetimeve duke i lënë afat prokurorëve për t’i përfunduar ato deri më 10 Mars.  Afati i caktuar nga gjykata, i jep mundësinë prokurorisë t’i mbyllë hetimet, përpara se hetimi t’i kalojë Prokurorisë Speciale (SPAK), formimi i së cilës do të marrë kohë për shkak të shqyrtimit të dosjeve të kandidatëve dhe procesit të vetingut.

Në janar e Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi zgjatje të afatit të hetimit me tre muaj për të katërten herë për Saimir Tahirin për shkak të një letërporosie nga Mali i Zi.

Seanca për Saimir Tahirin do të mbahet ditën e nesërme në orën 13.00.