Ndonëse është një projekt i korruptuar, Sheshi Skënderbej futet në finalen e Çmimit “Mies van der Rohe Architecture”

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Ndonëse është një projekt i korruptuar, Sheshi Skënderbej futet në finalen e Çmimit “Mies van der Rohe Architecture”

Projekti për Sheshin Skënderbej i projektuar nga studioja 51N4E (pasi artisti Anri Sala e hoqi emrin e tij nga projekti) kaloi në fazën finale për çmimin e Bashkimit Evropian për Arkitekturën Bashkëkohore, “Mies van der Rohe Architecture”.

Kryeministri Rama, madje e shprehu entuziazmin e tij në Twitter:

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe#QentëLeTëLehin vazhdimi dihet”

Exit i pyeti organizatorët e Çmimit “Mies van der Rohe Architecture” nëse përfshirja e projektit të Sheshit Skënderbej në konkurs mund të merret si përkrahje nga ana e tyre e korrupsionit të gjerë me këtë projekt. Bashkëthemeluesi i studios 51N4E, Peter Swinnen është shkarkuar më parë nga puna si Arkitekt i Shtetit për regjionin flaman të Flandrës në Belgjikë, pasi një audit i brendshëm zbuloi mashtrime në lidhje me tenderat në Shqipëri. Megjithatë, ai nuk u ndoq penalisht nga gjyqësori belg.

Një zëdhënës i Çmimit “Mies van der Rohe” deklaroi dy ditë më parë përmes email-it se:

“Ne e mblodhëm informacionin tuaj, si dhe atë të palëve të tjera të përfshira në sheshin e Tiranës dhe, me dokumentet ligjore që kemi marrë, kemi vendosur ta mbajmë këtë projekt në garën për Çmimin. Dokumentet e gjykatës flamane kanë qënë shumë të rëndësishme për marrjen e këtij vendimi. Faleminderit që na informuat me  vërejtjet tuaja për të luftuar korrupsionin”.

Organizatorët e Çmimit “Mies van der Rohe” nuk komentuan asnjë nga akuzat për korrupsion, në lidhje me ndërtimin e Sheshit të Skënderbej dhe as nuk u shprehën nëse e kanë hetuar këtë çështje. Exit.al i ka pyetur organizatorët edhe se çfarë dokumentesh kanë marrë nga gjykata flamane, në lidhje me korrupsionin e ndodhur në Shqipëri me këtë projekt, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme