Partia Demokratike vendos të heqë dorë nga mandatet parlamentare

Partia Demokratike vendos të heqë dorë nga mandatet parlamentare Lulzim Basha

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi sot të heqë dorë nga mandatet parlamentare.

Në një konferencë për shtyp, Kryetari i PD-së Lulzim Basha shpalli vendimin e PD-së dhe kërkoi një qeveri tranzitore, si dhe zgjedhje të parakohshme të lira dhe të ndershme. Basha tha se vendimi i sotëm vinte si përgjigje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisë Rama.

Basha renditi këto arsye për lënien e mandateve: qeveria ka vjedhur votat në zgjedhjet e fundit, në bashkëpunim me grupet kriminale; qeveria është e korruptuar dhe ka shkelur të drejtat e njeriut me korrupsionin e saj, qeveria ka kapur sistemin e drejtësisë; vendi ka mbetur pa Gjykatë Kushtetuese funksionale.

Dje, një ditë pas protestës së dhjetëra mijëra qytëtarëve, Basha deklaroi se opozita nuk mund të qëndronte më në një parlament të dëshmuar tashmë se ka dalë nga zgjedhje të diktuara nga krimi.

Heqja dorë nga mandatet synon mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, sipas liderit të opozitës. Opozita kërkon qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme.

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme