Rai 2: Droga bleu zgjedhjet e shkuara dhe do blejë edhe të ardhmet

Rai 2: Droga bleu zgjedhjet e shkuara dhe do blejë edhe të ardhmet

Rai 2, një nga tre kanalet e televizionit shtetëror Italian, ka transmetuar sot një kronikë nga Shqipëria të gazetarit të saj Leonardo Zellino, ku flitet për trafikun e drogës dhe përdorimin e parave të drogës për blerjen e zgjedhjeve.

Në kronikën e quajtur “Reportazh në strofullën e një narkotrafikanti”, Zellino ka biseduar me një narkotrafikant që vepron në zonën e Shijakut dhe ka vizituar një magazinë sekrete ku mbahet marijuanë e planifikuar për t’u trafikuar në Itali.

Trafikanti, i cili në kronikë shfaqet nga mbrapa dhe zëri i tij është manipuluar elektornikisht për të mos u dalluar, i tregon gazetarit italian mbi trafikun e drogës dhe të armëve që kryhet në Shqipëri.

Në mënyrë të veçantë reportazhi ndalet në lidhjet mes krimit dhe politikës për manipulimin e zgjedhjeve dhe përmendet dosja Avdylaj-Dako, e ngecur në prokurori.

Narkotrafikanti shprehet qartë për gazetarin Italian se me paratë e trafikut të marijuanës u blenë zgjedhjet e shkuara dhe do të blihen edhe ato të ardhshmet.

Më poshtë Exit.al zbardh tekstin e kronikës së Rai 2, e cila mund të shikohet në origjinal këtu.

Zellino:[Vendosim] doreza për të mos lënë gjurmë gishtërinjsh, teksa prekim një kallashnikov, një armë që s’fal.”

Trafikanti: “Armën e përdorim për të mbrojtur mallin [drogën] dhe për të vrarë njerëz, nëse është e nevojshme. Këto blihen 150 euro e më pas shiten 400-500 euro copa në Itali”.

Trafikanti (duke treguar një thes): “Këtu janë 10 kg. Kur vijnë blerësit, fillimisht ua jap ta provojnë. Nëse u pëlqen, i çoj tek magazina dhe marrin sa kile duan.. Ky mall do përfundojë tek ju, në Itali”.

Zellino:Shijaku është zona e Avdylajve, e supertrafikantëve, të arrestuar disa herë, të cilat gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, flisnin në telefon për vota. Njëri prej vëllezërve Avdylaj, në përgjimet e zbardhura nga Zëri i Amerikës, organi zyrtar i Shteteve të Bashkuara, falenderohet nga Vangjush Dako, kryebashkiaku i Durrësit dhe drejtuesi rajonal i Partisë Socialiste, që qeveris [Shqipërinë]. Dosja e përgjimeve ka ngecur në prokurori tashmë prej dy vitesh, për shkak të lidhjes së të supozuara [të politikës] me narkotrafikantët, për të cilat flet opozita parlamentare.”

Trafikanti:Natyrisht, marijuana [sjell] lekë, lekët [sjellin] pushtet, pushteti blen”.

Zellino:Kështu ndodhi në zgjedhjet e fundit?”

Trafikanti:Po. Ashtu siç do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”.  

1 koment

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme