Saimir Tahiri nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike dhe korrupsion

Saimir Tahiri nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike dhe korrupsion

Prokuroria akuzoi Saimir Tahirin për “trafikim të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim me një organizatë kriminale, dhe “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Ditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore ku prokuria i paraqiti akuzën ish-Ministrit të Brendshëm.

Hetimet për Tahirin nisën në tetor të 2017 pas arrestimit në Katania të Moisi Habilajt dhe anëtarëve të grupit të drejtuar prej tijEmri i ish-Ministrit Tahiri doli në përgjimet e bëra ndaj grupit kriminal Habilaj nga Prokuroria italiane. Vëllezërit Habilaj aktualisht akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikësh.

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi pak kohë më parë kërkesën e ish-Ministrit për moszgjatjen e hetimeve, duke i lënë afat prokurorëve për t’i përfunduar ato deri më 10 Mars. Ditën e djeshme prokuroria paraqiti në gjykatë dosjen e plotë dhe akuzën për Tahirin.

5 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme