Schmidt, raportuesi i CDU-së për Shqipërinë: Zgjedhjet lokale, test për qeverinë

Schmidt, raportuesi i CDU-së për Shqipërinë: Zgjedhjet lokale, test për qeverinë

“Matës për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë drejt BE-së do të jenë zgjedhjet lokale së afërmi. Ato duhet të mbahet të lira dhe pa blerje votash. Kjo kërkon transparencë nga qeveria e partia në pushtet përkundrejt opozitës dhe zgjedhësve.”

Kështu deklaroi sot Christian Schmidt, raportuesi për Shqipërinë në grupin parlamentar të partisë së kancelares Angela Merkel, CDU/CSU, teksa fliste mbi situatën aktuale në Shqipëri.

Deputeti gjerman tha, po ashtu, se është shumë e rëndësishme që qeveria të respektojë pavarësinë e sistemit gjyqësor:

“Qeveria e sotme duhet të dëshmojë se është në gjendje të respektojë Parlamentin e e pavarësinë e gjyqësorit. Rruga e nisur me vetingun po jep frutet e para. Por duhet avancuar në mënyrën e duhur pasi ka shumë për të bërë.”

Lidhur me luftën kundër krimit të organizuar, një tjetër ndër kriteret kyçe për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së, Christian Schmidt u shpreh:

“Në mënyrë të veçantë duhet të japin llogari para gjykatës Kapobandat e Kriminalitetit të Organizuar dhe jo vetëm ‘peshqit e vegjël’.”

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme