Deputeti i CSU-së i kërkon opozitës të kthehet në parlament

Deputeti i CSU-së i kërkon opozitës të kthehet në parlament

Zëdhënësi i grupit Parlamentar CDU/CSU, deputeti Florian Hahn deklaroi se bojkoti parlamentar është vendim i gabuar i opozitës dhe dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë.

Në një intervistë për Deutche Welle-n, Hahn foli për protestën e opozitës dhe ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

Parlamenti, sipas tij, është vendi ku duhet të zhvillohen debatet politike në një demokraci. Protestat janë të rëndësishme për demokracinë, por ato duhet të jenë paqësore.

Duke iu referuar vendimit të opozitës për lënien e mandateve, Hahn iu kërkoi kandidatëve për deputet në listat e partive të opozitës që t’i pranojnë mandatet dhe të plotësojnë vendet, duke e kthyer opozitën në Parlament.

Zakonisht ka një person në listë pas kujtdo që lëshon një mandat. Nëse ka njerëz të arsyeshëm, që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh.

Këshilloj që të mos bojkotohet Parlamenti dhe që, mundësisht, të braktiset kjo rrugë e nisur, në mënyrë që sërish të krijohet një bashkëpunim normal me njëri-tjetrin, ose edhe kundër njëri-tjetrit, por në kuadër të parlamentit, ashtu siç e parasheh demokracia,” – tha Hahn.

Përsa i përket ecurisë së Shqipërisë, ai deklaroi se vendi ka bërë përparime në disa fusha, kryesisht me procesin e vetingut, dhe ndërkohë nuk ka bërë asnjë përparim në disa fusha të tjera. Hahn ritheksoi se vendimi i opozitës është një hap mbrapa për Shqipërinë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme