5 restorante që duhen provuar në Tiranë

Chakra Jone

 

Unë e pëlqej shumë ushqimin indian por është e vështirë të gjesh ushqim indian të një cilësie të mirë në ndonjë vend jashtë Indisë apo Britanisë. Restoranti Chakra Jonë është i vetmi restorant indian në Shqipëri (meë thoni nëse gabohem) dhe më duhet të them që në fillim isha pak dyshuese nëse ushqimi ishte me të vërtet indian. Shkova dhe e vizitova ditën e shtunë. Dhe ato kishin në menu të gjitha pjatat tradicionale indiane si pulë me gjalp, tikka masala, paneer, rogan josh, naan dhe shumë pjata të tjera të cilat i dëgjoja për herë të parë. Porosita disa pjata të para dhe të dyta për të provuar duke qënë se e kisha të pamundur të zgjidhja vetëm një pjatë.

Pjatat e para ishin Bhajis, dips, pakora, samosas dhe perime të fërguara me mish, të shoqëruara me dy lloje salcash të veçanta indiane. Pjatat kryesore ishin kremoze dhe pula me gjalp ishte djegëse në masën e duhur.

Përbërësit ishin të freskët dhe shërbimi ishte shumë i mirë. Restoranti ishte i mobiluar me ngjyra të ndezura dhe stafi ishte i sjellshëm dhe i qeshur. Ky nuk bëneë pjeseë tek restorantet e lira në Tiranë por ka një çmimi të mirë për cilësinë e ushqimit që ofron. Restoranti ka edhe shërbim në shtëpi.

Restoranti Arabik

Restoranti i quajtuar njëherë e një kohë Yasminë i ndodhur pas ETC-së tani ka ndryshuar emër dhe është zhvendosur pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ato shërbejnë ushqim autentik arab. Restoranti nuk ka lluks brenda, por ushqimi është shumë i mirë. Unë e rekomandoj për këdo që do të shkoj ta provojë, salcën humus të bërë me panxhar të kuq, mishi në zgarë dhe një sërë sallatrash. Nëse doni humus original ku është vendi ku mund ta gjeni. Restoranti ofron dhe shërbimin Baboon për sheërbim taksi.

Gjakova

Nëse do të kisha miq të huaj për vizitë në Tiranë do t’i coja me siguri tek Restorant Gjakova. Madje këtë restorant ua këshilloj të gjithë të huajve që vijnë në Tiranë nëse duan të hanë dhe të ngopen. Restoranti ndodhet në hyrje të Bllokut afër Stadiumit Dinamo. Aty shërbehen porcione të bollshme mishi, djathi shqiptarë, perime dhe sallatë. Shërbimi është gjithmonë shumë i mirë dhe stafi është miqësorë. Ato shërbejnë verë të mirë shqiptare, përfshirë edhe markën timë të preferuar Nurellari. Nëse je i uritur, apo pasi ke dhimbje koke nga alkooli, apo do të mbushesh barkun me ushqim të mirë dhe të lirë duhet të shkosh tek Restorant Gjakova.

Pavarotti

Piceria ime e preferuar. Nëse kërkon një picë të mirë në Tiranë, duhet të provosh patjetër Pizzeri Pavarotti e vendosur pranë Parkut të Liqenit. Pica këtu është e shkëlqyer – brumi është i hollë sa duhet dhe të përbërësit janë tipikë italianë. Djathi, dhe domatet janë gjithmonë në sasinë e duhur. Pica të shkrin në gojë.

Restorant InPuglia

Restorant tjetër italian, i cili duhet provuar është Restoranti InPuglia. Ai ndodhet në zemër të Bllokut dhe shërben prodhime deti si dhe pjata të verteta italiane me çmime të mira. Restoranti është i madh dhe i mobiluar me shije. Pjatat e mia të preferuara në këtë restorant janë kallamaret dhe Tiramisu të shoqëruara me verë Pinot Grigio. Nesë je në kërkim të një restoranti italian me çmime të mira mund të shkosh tek Restorant InPuglia.

 

Botuar në blogun TheBalkanista.com