Basha, nuk kemi shkelur asnjë ligj, të bëhen publike përgjigjet e Skocisë dhe SHBA-ve

Basha, nuk kemi shkelur asnjë ligj, të bëhen publike përgjigjet e Skocisë dhe SHBA-ve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dëshmoi sot në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë sqarime si person që mund të ketë dijeni për kontratat e lobimit të PD-së në SHBA. Pas daljes nga Prokuroria, Kreu i opozitës tha për gazetarët se hetimi ka lidhje me plotësimin e formularëve të deklarimit të PD-së në KQZ. Basha sqaroi se “ka 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga Skocia dhe SHBA-të që vertetojnë se asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj as në Shqipëri as në Britaninën e Madhe, as në SHBA”. 

Gjithashtu, kryetari i opozitës i bëri thirrje gazetarëve ti kërkojnë prokurorisë ti bëj publike përgjigjet e ardhura nga SHBA-të dhe Skocia. Më poshtë reagimi i plotë i Zotit Basha për mediat:

Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kemi dijeni për rrethanat e hetimti. Dua ta bëj të qartë për gjithësecilin nga ju këtu dhe për të gjithë qytetarët se bëhet në bazë të nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Çështja që po hetohet me kërkesë të PD është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet.

Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shifjet që është investuar fuqimisht qeveria, që e aktivizon sa herë i duhet për nevoja politike. Ka 6 muaj që kanë ardhur përgjigjet nga Skocia dhe SHBA-të që vertetojnë se asnjë drejtues i PD nuk ka shkelur asnjë ligj as në Shqipëri as në Britaninën e Madhe, as në SHBA. I kemi kërkuar Prokurorisë t’i bëj publike përgjigjet e ardhura nga Britania dhe SHBA-të.

Ju nxis tia kërkoni prokurorisë ti bëjë publike përgjigjet, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj.

5 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme