Dështon Forca e Ligjit, vrasje mafioze në zemër të Tiranës

Dështon Forca e Ligjit, vrasje mafioze në zemër të Tiranës

Dy persona janë vrarë në ditët e fundit në zona shumë të populluara të Tiranës, duke shkaktuar panik mes qytetarëve dhe pasiguri për jetën.

Më 18 mars në mbrëmje, rreth orën 22:00, Jurgen Kurti, 26 vjeç, u ekzektua me armë nga persona ende të panjohur. Ngjarja ndodhi pranë stadiumit Dinamo, pranë shtëpisë së viktimës.

Jurgen Kurti ishte emër i njohur për policinë. Në 2016-ën ai u akuzua për vrasjen e të atit, por u la i lirë pasi daja i tij mori përsipër krimin. Ndërsa në 2017-ën, Kurti u akuzua për vrasjen e Agim Arapajt pas një zënke banale në Durrës. Arapaj i kishte dhënë me qira një ambient biznesi të njohurve të Kurtit dhe kishte shkuar për të kërkuar qiranë e papaguar. Sërish dikush tjetër mori autorësinë e krimit dhe Kurti u la i lirë.

Më 16 mars, sërish në mbrëmje, Haxhi Baçinozi, 62 vjeç, u ekzekutua teksa shëtiste me të birin tek Liqeni Artificial, pranë Shkollës Wilson. Viktima ishte ish i dënuar politik.

Në momentin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm shumë qytetarë dhe të paktën 20 prej tyre janë marrë si dëshmitarë okularë. Ndërkohë, megjithëse djali i viktimës e ka identifikuar autorin, policia ende nuk ka arritur ta arrestojë atë.

Vrasjet mafioze në zona shumë të populluara të Tiranës janë bërë tashmë ngjarje të zakonshme për qytetarët e Tiranës.

Vetëm pak muaj më parë, një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën në zonën më të populluar të Tiranës, të njohur si ish-Blloku.

Duket se Forca e Ligjit, nisma kaq shumë e propaganduar nga ministri Lleshaj dhe kryeministri Rama, nuk mund të sigurojë rendin as në zemër të Tiranës, gjatë orareve kur në rrugë ka ende shumë lëvizje.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme