Eriola Pira do të kurojë qendrën e artit në Nju Jork

Eriola Pira do të kurojë qendrën e artit në Nju Jork

Eriola Pira do të kurojë Qendrën Vera List në universitetin The New School në Nju Jork, SHBA, ku do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e forumit të përvitshëm të kësaj qendre.

Qendra Vera List është organizatë jofitimprurëse pranë universitetit, e cila kryen hulumtime dhe shërben si forum në fushën e artit, kulurës dhe politikës. Ajo është krijuar në vitin 1992, duke marrë shtysë nga debatet për lirinë e shprehjes dhe  marrëdhënien mes artit, shoqërisë, drejtësisë sociale dhe politikës.

Eriola Pira është kuratore e pavarur, shkrimtare dhe konsulente arti, e cila ka kontribuuar shpesh në debatet për politikat për kulturën në Shqipëri, si dhe ka kritikuar disa nga politikat e qeverisë së Kryeministrit Rama. Qëndrimet e saj çuan deri te një përplasje e drejtpërdrejtë mes saj dhe Edi Ramës gjatë një bisede të hapur në galerinë e artit Marian Goodman në Nju Jork. Kryeministri Rama e kërcënoi haptazi Pirën, pasi ajo shprehu kritika për korrupsionin e regjimit të tij dhe për bashkëfajësinë e asaj pjese të botës së artit, që ka bashkëpunuar për t’i dhënë kryeministrit kapital kultural.

Eriola Pira ka mbajtur lidhje të vazhdueshme me skenën e artit në Shqipëri, ndër tjera, përmes organizimit të qëndrimit në Nju Jork të artistëve të rinj fitues të çmimit të përvitshëm “Ardhje”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme