Eurostat, shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë evropiane

Eurostat, shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë evropiane

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria renditet në vend të dytë në botë për numrin më të lartë të personave që përfituan nënshtetësi nga një vend i Bashkimit Evropian gjatë vitin 2017.

Sipas Eurostat-it, rreth 58 900 mijë shqiptarë morën shtetësi europiane në këtë vit.

Tre shtetet kryesore ku shqipëtarët kanë marrë shtetësinë janë Greqia (50,6 për qind), Italia (46,1 për qind) dhe Belgjika (1 për qind).

Shqipëria lë pas vetëm Marokun, ndërsa më pas renditet India, Turqia, Rumania, Pakistani, Polonia dhe Brazili. Të tetë këto kombësi së bashku përbëjnë rreth 34 për qind të totalit të shtetasve që përfituan shtetësi në një nga vendet e BE-së në 2017-ën.

Mes vendeve të Ballkanit, vetëm  serbët dhe shqiptarët e Kosovës janë renditur mes 30 vendeve të para me numrin më të lartë të shtetasve, por me një diferencë shumë të madhe nga Shqipëria, duke u renditur në vend të 25-të dhe të 28-të.

Në total, në 2017-ën, 825 mijë qytetarë jo evropianë fituan nënshtetësinë e një prej vendeve të BE-së.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme