Francë — Qytetarët përplasen me policinë

Francë — Qytetarët përplasen me policinë

Qytetarët francez kanë protestuar sot sërisht në rrugët kryesore të Parisit kundër rritjes së diskutueshme të taksave të karburantit dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike. Protestuesit, të njohur si “jelek verdhët” kanë kryer vandalizma ndaj bizneseve private të ndodhura në rrugën Champ -Elesees, një nga rrugët më të famshme të Parisit. Ndër bizneset e sulmuara ishte edhe dyqani i rrobave “Hugo Boss”.

Protestuesit e goditën policinë me bomba tymi dhe objekte të tjera dhe filluan që të sulmojnë veturat e policisë. Polica përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që u zhvendosën pranë Harkut të Triumfit.

Kjo është java e 18-të që qytetarët francez kanë dalë në rrugë kundër vendimeve të Presidentit Macron.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme