Gjykata e Apelit lë në burg protestuesit e 16 shkurtit

Gjykata e Apelit lë në burg protestuesit e 16 shkurtit

Sot, Gjykata e Apelit la fuqi vendimin e gjykatës së Tiranës për të lënë në burg gjashtë nga qytetarët që protestuan më 16 shkurt në protestën e organizuar nga opozita. Gjykata vendosi arrest shtëpie për shtatë qytetarë të tjerë dhe detyrim paraqitjeje për gjashtë të tjerë.

Prokuroria i akuzon 19 qytetarët për kundërshtim ose goditje të policëve, prishje të qetësisë publike dhe shkatërrim prone. Fillimisht prokurori kërkoi arrest me burg për 14 prej tyre dhe arrest në shtëpi ose detyrim paraqitjeje për pesë të tjerët.

Më 16 mars opozita ka lajmëruar zhvillimin e një tjetër proteste masive para kryeministrisë.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme