KE prezanton sistemin e ri të kontrollit kufitar në zonën Schengen

KE prezanton sistemin e ri të kontrollit kufitar në zonën Schengen

Komisioni Europian ka prezantuar sistemin e ri të kontrollit kufitar, i cili do të vihet në punë në fillim të vitit 2021.

Sistemi i quajtur ETIAS do të shërbejë për qytetarët e atyre shteteve që nuk kanë nevojë për vizë për të udhëtuar në një prej 26 vendeve të zonës Schengen.

Praktikisht, qytetarët që nuk vijnë nga vendet e BE-së, por që nuk kanë nevojë për viza për të vizituar vendet e BE-së, përpara se të udhëtojnë do të duhet të regjistrohen online në sistem.

Aplikimet online të çdo qytetari do të kontrollohet nga institucione të ndryshme si Europol për të parë nëse qytetari përbën kërcënim për sigurinë e shteteve të Schengenit. Sistemi ka katër ditë kohë të refuzojë apo aprovojë aplikimin e qytetarit dhe pas aprovimit, autorizimet për qyteterët do të jenë të vlefshme për tre vjet.

Ky sistem parashikohet t’i kushtojë Komisionit Europian rreh 212 milionë euro. Ai synon të ulë emigracion e parregullt dhe të rrisë sigurinë si brenda zonës Schengen, ashtu dhe në kufijtë e saj. Kjo nismë e BE-së vjen në një kohë kur disa vende evropiane kanë rritur kontrollet në pikat kufitare në përgjigje të krizës së refugjatëve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme