Kongresi i PS, fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit

Kongresi i PS, fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit

Sot, paradite ka nisur Kongresi Elektoral i Partisë Socialiste. Më 18 mars Kryesia e PS vendosi mbledhjen e Kongresit të partisë me qëllim organizimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Kongresi do të ndahet në tre seksione.

Fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla, i cili tha se Partia Socialiste do të fitojë të gjitha bashkitë e vendit.

“Ne duhet të jemi fitues edhe në bashkitë që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë”.

Taulant Balla tha se vendi nuk po kalon asnjë ngërç politik pavarësisht se opozita ka lënë mandatet parlamentare dhe se PS ëshët ë gatshme për një “dialog parlamentar”.

“Opozita u mundua për të sajuar një ngërç pas braktisjes së mandateve. Partia është garancia e mos harresës nga ne këtu lart për ju atje poshtë. Të dashur delegatë, ne i fituam zgjedhjet e 2017 me një rezultat spaktakolar, ne jemi të gatshëm për cdo lloj dialogu parlamentar në favor të vend dhe qytetarëve”, – tha Balla.

Në pjesën e dytë të Kongresit do të flasë Kryeministri Rama, i cili do të prezantojë rikandidimin e Erion Veliajt dhe vetëm listën e këshilltarëve bashkiakë  për Bashkinë Tiranë.

Me rastin e prezantimit të Erion Veliajt, Partia Socialiste ka organizuar një koncert të madhe në sheshin Nënë Tereza, përgatitjet për të cilin kapin vlerën e rreth 500 mijë euro.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme