KQZ, 6 deputetë të rinj marrin mandatin KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha sot mandatin e deputetevë gjashtë kandidatëve të radhës nga listat e PD dhe LSI.

 – Lefter Maliqi nga PD mori mandatin e Astrit Veliajt në qarkun e Beratit.

 – Ligoraq Karamelo nga PD mori mandatin e Klevis Balliut në qarkun e Korçës.

 – Majlinda Halilaj nga PD mori mandatin e Gent Strazimirit në qarkun e Tiranës.

 – Elda Hoti nga LSI mori mandatin e Viktor Tushaj në qarkun e Lezhës.

 – Ediola Braha nga LSI mori mandatin e Vangjel Tavos në qarkun e Gjirokastrës.

 – Edlira Hyseni nga LSI mori mandatin e Nora Malajt në qarkun e Durrësit.

Po ashtu, një tjetër kandidat nga lista e PD-së ka pranuar të marrë mandatin e deputetit.

Alban Zeneli, kandidat në qarkun e Kukësit, ka dorëzuar pranë KQZ-së formularin e dekriminalizimit duke shprehur kështu vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.

Zeneli, në protestën e 5 marsit, deklaroi publikisht se do të digjte mandatin, por më pas ka dorëzuar në KQZ dokumentet e nevojshme për të filluar procedurat për marrjen e mandatit. Pritet që vendimi i KQZ-së për Zenelin, i cili merr mandatin e Flamur Nokës, të merret në ditët në vijim.

Gjashtë deputetët e rinj do të betohen në seancën e radhës së parlamentit. Me marrjen e këtyre gjashtë mandateve shkon në 92 numri i deputetëve në kuvend. Nuk dihet ende nëse deputetët e rinj nga listat e opozitës do t’i bashkojnë votat me shumicën socialiste.