Kulla DownTown do të jetë më e larta në Tiranë

Kulla DownTown do të jetë më e larta në Tiranë

Kulla DownTown, e cila ka filluar të ndërtohet në rrugën e Elbasanit, do të jetë ndërtesa më e lartë në Tiranë, me lartësi 140 metra.

Kulla do të ketë 37 kate mbi tokë, 5 kate nëntokë dhe një sipërfaqe totale rreth 77 mijë metra katrorë.

Krahasuar me kullat që janë përfunduar tashmë në Tiranë dhe që konsiderohen të larta – për shembull me kullën Ambassador 3, 22 kate – kulla DownTown do të jetë gati dyfish më e lartë.

Punimet për kullën DownTown

Të dhënat e godinës janë bërë publike nga kompania MVRDV dhe arkitekti Winy Maas, i njohur në Shqipëri si një nga arkitektët-klientë të rrethit të ngushtë të Kryeministrit Edi Rama.

Projekti i kullës u miratua në heshtje dhe fshehtësi nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017 dhe të dhënat e sakta të projektit nuk u bënë asnjëherë publike.

Leja e zhvillimit të kullës iu dha fillimsht kompanisë DT1 shpk.

Kjo kompani u regjistrua në maj 2016 në pronësi të BFI Invest – në pronësi të Samir Manes (35 për qind të aksioneve), Kastrati sha – në pronësi të Shefqet Kastratit (35 për qind të aksioneve) dhe Diagonal Projektim & Zbatim shpk në pronësi të Nikolin Jakës (30 për qind të aksioneve).

Në 15 maj 2017 Nikolin Jaka ia shiti aksionet e tij dy ortakëve të tjerë, duke lënë kompanitë BFI Invest dhe Kastrati sha aksionere të barabarta me nga 50 për qind.

Më pas në 27 korrik, BFI Invest ia shiti aksionet e saj kompanisë Kastrati, e cila sot është investitorja dhe pronarja e vetme e kullës DownTown. Pas blerjes së aksioneve, më 30 korrik, Kastrati e ndërroi emrin e kompanisë nga DT1Kastrati Construction.

4 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme