Mali i Zi fajëson Shqipërinë për rënien e sasive të peshkut në liqenin e Shkodrës

Autoritetet e Malit të Zi përgjegjëse për peshkimin fajësojnë autoritete shqiptare për vendosjen e digave në ujrat e Liqenit të Shkodrës dhe si pasojë shkaktimin e rënies së rezervave të peshqve në këto ujra.

Mali i Zi i ka kërkuar autoriteteve shqiptare të mos i përdorin më digat sepse ato rrezikojnë zhdukjen e të gjitha llojeve të peshqve që jetojnë në Liqenin e Shkodrës. Vendosja e digave, të ndërtuara me metal dhe me dru nuk lejohet të përdoren në Malin e Zi që prej fundit të viteve 1990. Marko Masanoviç, anëtar i Shoqatës së Peshkatarëve Profesionistë të Ulqinit shprehet se:

“Shqiptarët kanë ndërprerë liqenin. Nuk kalon dot as edhe një mizë. Këtë vit nuk kemi asgjë. As karkaleca, lojbe, asgjë.”

Por, autoritetet shqiptare këmbëngulin se ka rregulla të rrepta për kohën dhe sasinë se sa mund të përdoret daljani. Zëvendës ministri i Bujqësisë Roland Kristo tha për BIRN se digat ishin përdorur në përputhje me ligjin.

Por, një sërë njerëzish në brendësi të kësaj industrie thanë për BIRN se kishte hapësirë të konsiderueshme për abuzim.

Në gusht të vitit 2018, kur sipas ligjit kalimi përmes kanalit duhet të jetë i lirë, gazetarët e CIN-CG/BIRN vunë re një daljani me rrjetën e saj të ngritur mbi ujë, siç do të pritej gjatë sezonit të ndalimit të peshkimit. Por disa ditë më vonë, gazetarët CIN-CG/BIRN vunë re se rrjeta ishte nën ujë, duke sugjeruar se ishte në përdorim. Kjo për arsye se në Shqipëri këto diga janë dhënë me koncesion për një periudhë dy vjeçare dhe duhet të monitorohen nga Organizata e Shqipërisë për Menaxhimin dhe Mirëmbajtjen e Liqenit të Shkodrës, por shpesh ato veprojnë pa mbikqyrjen e shtetit.

 

Marrë nga BIRN