Media britanike: Bandat shqiptare më të rrezikshmet, kontrollojnë tregun britanik të kokainës

Media britanike: Bandat shqiptare më të rrezikshmet, kontrollojnë tregun britanik të kokainës

Vetëm gjatë fundjavës së kaluar, dy prej mediave të njohura britanike, The Mirror dhe The Sun, kanë shkruar për rrezikshmërinë gjithnjë e në rritje të bandave shqiptare që tashmë po kontrollojnë tregun britanik të kokainës.

Sipas The Mirror, bandat shqiptare kanë lidhje direkte me kartelet kolumbiane të drogës, nuk bashkëpunojnë me palë të treta dhe për këtë arsye kanë ulur ndjeshëm në treg çmimin e kokainës. Një prej studiuesve anglezë tregon për The Mirror se “shqiptarët kanë marrë këtë reputacion serioz, kështu që askush nuk përpiqet t’i sfidojë ata. Ka të rinj shqiptarë që vijnë [në Mbretërinë e Bashkuar] vetëm për të fituar para nga tregu i drogës.”

Aktualisht tregu britanik, kryesisht i kokainës, llogaritet të arrijë vlerën e pesë miliardë paundëve, dhe sipas të dhënave, drejtohet nga bandat shqiptare.

Edhe numri i shqiptarëve të arrestuar në MB e vërteton këtë gjë. Sipas të dhënave zyrtare, nga 760 shqiptarë të arrestuar deri në fund të 2018-ës, 433 prej tyre (57 për qind) janë dënuar për vepra penale të lidhura drejtpërsëdrejti me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndërkohë në artikullin e The Sun, bandat shqiptare në Britani përshkruhen si “brutale” dhe kanë rritur ndjeshëm nivelin e dhunës në luftën mes bandave.

“Ata veprojnë mbi ‘besën’ dhe ‘kanunin’ , ndërsa çmimi i kokainës është më i liri I tridhjetë viteve të fundit. Shqiptarët tashmë kanë vendosur anëtarët e tyre në disa nga portet më të mëdha të Evropë,  si Roterdami dhe Antëerp, për të korruptuar zyrtarët e porteve dhe për të kontrolluar tregtinë e kokainës”, shkruan the Sun.

0 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme