Mijëra qytetarë po protestojnë në shesh

Mijëra qytetarë po protestojnë në shesh

Qytetarët po protestojnë së bashku me opozitën në mbrojtje të të drejtave të tyre. Kjo është protesta e dytë e madhe e qytetarëve në dy muajt e fundit përpara godinës së Kryeministrisë.

Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën sot përpara kësaj godine në bulevardin kryesor në Tiranë. Sipas raportimeve të mediave, 1,600 forca policie kanë rrethuar qendrën e qytetit. Ndërsa vepra e artit e vendosur tek dera kryesore e Kryeministrisë u vesh me panele metali. Në hyrjet e rrugëve kryesore janë vendosur kamera me rezolucion të lartë. Më herët, policia ia mohoi lejen për të protestuar opozitës.

Kryeministri Rama sot është larguar nga Tirana dhe ndodhet në një bashkëbisedim me qytetarët në Berat. Gjatë takimit në Berat ai u shpreh se:

Qeverisja ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit, nëse gjykon se duhet t’ia rinovojë atë mandat besimi apo t’ia japë dikujt tjetër. Ata që shkojnë në protesta të orkestruara, një pjesë janë rrogëtarë që marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike, të tejpolitizuara, dhe bëjnë detyrën ndaj parties, marrin autobusin dhe vijnë; janë punëtorë të ndërmarrjes parti, [që] i thërret në një rrëmujë politike.

Me sa duket, Kryeministri vazhdon të përforcojë tezën e tij se nuk po proteston populli, por një grusht njerëzish.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme