Përfaqësuesi i KE-së Danielsson: Qeveria e opozita të disktutojnë, lënia e mandateve minon integrimin Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Negocimet e Zgjerimit Christian Danielsson

Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Negocimet e Zgjerimit Christian Danielsson vizitoi sot Tiranën, ku u takua me Kryeministrin Rama, kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe anëtarët e KED-së.

Në një konferencë për shtyp pas përfundimit të takimeve, ndër të tjera, Zoti Danielsson deklaroi:

Për situtatën politike në vend:

 – Vendimi i anëtarëve të opozitës për të lënë mandatet parlamentare në bllok minon në mënyrë serioze rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE.

 – Pasiguria duhet tejkaluar në formë urgjente dhe jeta normale demokratike duhet restauruar. Parlamenti është shtyllë e shtetit, është motori i çdo demokracie të pjekur dhe duhet të jetë vendi ku dallimet dhe diferencat diskutohen. Duhet të krijohen kushtet për krijimin e një dialogu konstruktiv.

 – Është e rëndësishme që protestat të jenë të paqme dhe që ata që janë përgjejgës për to të përmbahen dhe të mos nxisin dhunë. Kjo është theksuar dhe nga Mogherini dhe Hahn. Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne.

Për hapjen e negociatave me BE-në:

 – Shqipëria duhet të vazhdojnë reformat sidomos në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të bërë një paraqitje bindëse në qershor.

 – Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë ato element [kushtet e vëna nga BE] që u përmendën nga [Parlamenti Europian] në qershorin e vitit të shkuar, jo vetëm reformës në drejtësi.

Për reformën në drejtësi:

 – Implementimi i reformës së drejtësisë dhe ecja përpara është kyçe për progresin e Shqiërisë drejt BE”

 – Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një gur i rëndësishëm dhe ritheksojmë mbështetjen e plotë, për paanshmërinë e tij. Kjo pavarësi duhej ruajtur në të gjitha fazat e reformës në drejtësi. Dhashë shpresën që ky këshill të merret me vendet vakante sa i takon Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të lartë si përparësi.

Zoti Danielsson ndodhet në një tur ballkanik. Dy ditë më parë ai vizitoi Serbinë ku u takua me presidentin Vuçiç dhe ministrin e jashtwm Daçiç.