Përfundon protesta e gjashtë e opozitës

Mijëra qytetarë morën sot sot pjesë në protestën pesë orëshe përpara parlamentit dhe Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Njësoj si në pesë protestat e para, edhe sot qytetarët kërkuan dorëheqjen e Kryeministrit Rama, pasi e akuzojnë atë për korrupsion, blerje votash dhe lidhje me bandat kriminale.

Në rresht të parë të protestuesve qëndronin banorët e zonës së Astirit, të cilët kanë rreth 5 muaj që protestojnë kundër projektit korruptiv të Unazës së Madhe. Pikërisht këta banorë ishin të parët që u përplasën me policinë, e cila kishte rrethuar kuvendin.

Pas tre orësh protestë përpara kuvendit, protestuesit u zhvendosën përpara Drejtorisë së Policisë ku mbahen të arrestuar disa nga qytetarët që kanë protestuar në protestat e mëparshme të opozitës.

Përpara Drejtorisë së Policisë, protestuesit kërkuan lirimin e qytetarëve të arrestuar.

Protesta e sotme ishte paqësore, pavarësisht disa përplasje të vogla me policinë. Ndryshe nga protestat e tjera,  kësaj radhe policia nuk përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët.

Pas protestës së sotme, Kryeministri Edi Rama, i cili është në një vizitë në Gjermani, shkroi në Twitter:

[…] Opozitë e katandisur në një tufë qorre që mësyn fizikisht rrugëve dhe bën politikë duke sajuar kriza për vendin e sëmundje për kundërshtarin! […]”