Warning: strpos(): Empty needle in /home/exit/public_html/wp-includes/media.php on line 1148

Warning: strpos(): Empty needle in /home/exit/public_html/wp-includes/media.php on line 1148
Përmbledhje e ngjarjeve kryesore të protestës - Exit | Shpjegon Shqipërinë

Përmbledhje e ngjarjeve kryesore të protestës

Përmbledhje e ngjarjeve kryesore të protestës

Warning: strpos(): Empty needle in /home/exit/public_html/wp-includes/media.php on line 1148

Sot në orën 11:00 në sheshin “Dëshmorët e Kombit” u mblodhën dhjetra mijëra qytetarë për të protestuar në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Protesta e sotme ishte një nga protestat me pjesmarrjen më të madhe që pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet. Gjithashtu, ajo kishte edhe pjesmarrjen më të lartë të qytetarëve jopartiakë.

Manifestimi zgjati për rreth 3 orë në mënyrë paqësore. Pavarësisht se qeveria kishte nxjerr në shesh 1600 policë si dhe forcat RENEA dhe FNSH-në, dhjetra makina të blinduara, kishte bllokuar të gjitha hyrjet dhe daljet e rrugëve kryesore në Tiranë dhe qarkullimin e autobuzëve urbane.

Më pas disa mijëra protestues u drejtuan rreth godinës së parlamentit. Atje ndërmjet qytetarëve dhe policisë pati disa fërkime.

Në mënyrë të paparalajmëruar dhe pa asnjë lloj dallimi, Policia e Shtetit hodhi gaz lotsjellës edhe ujë me substanca kimike kundër turmës edhe pse ajo nuk përbënte asnjë rrezikshmëri. Si pasojë dhjetra qytetarë, ndër to edhe fëmijë u lënduan. Disa humbën ndjenjat dhe disa të tjerë shfaqen probleme me frymëmarrjen dhe shikimin. Shumë prej tyre ndodhet tani në spital.

Gjithashtu, disa protestues pas hedhjes së gazit dhe ujit me substanca kimike kanë hedhur gurë në drejtim të makinave të policisë.

Marrë nga Shqiptarja.com

 

Marrë nga Shqiptarja.com

Media gjermane ZDF ndoqi të gjithë ecurinë e manifestimit, që prej fillimit e deri në fund.

Manifestimi u mbyll rreth orës 14:00.

Pasdite vonë, Policia ka shoqëruar dhjetra qytetarë në komisariatet e policisë, me akuzën e pjesmarrjes në protestë. Pas këtij veprimi të policisë, qytetarët janë mbledhur tek Drejtoria e Policisë në Tiranë dhe kërkojnë lirimin e të arrestuarve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme