Portreti i Tefta Tashko Koços fiton çmim të parë në Angli

Portreti i Tefta Tashko Koços fiton çmim të parë në Angli

Piktura në vaj e Suela Pulaha Brown-it me subjekt këngëtaren Tefta Tashko Koço, e titulluar ‘Perla’, mori çmimin e parë në një festival arti në Angli.

Piktorja Brown mori pjesë me këtë pikturë në Ekspozitën e Festivalit të Artit 2019, të zhvilluar gjatë muajit shkurt në Galerinë e Arteve të qytetit Nuneaton, Angli, ku u vlerësua me çmimin e parë në kategorinë e portretit, si dhe me trofeun ‘David Wilson’.

Piktura u përzgjodh nga rreth 700 të tilla, që morën pjesë në konkurrim, pasi tërhoqi vëmendjen e kritikës dhe të publikut.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme