Policia lufton qytetarët dhe harron kriminelët

Policia lufton qytetarët dhe harron kriminelët

Vetëm në pesë javët e fundit, 48 qytetarë janë arrestuar, 44 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë dhe 25 të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit për pjesëmarrje në protestat e opozitës.

Ndërkohë, policia nuk ka zbardhuar asnjë nga  vrasjet e stilit mafioz, që kanë ndodhur vetëm në dy javët e fundit, dy prej të cilave në Tiranë, në orare dhe zona të populluara me njerëz.

16 shkurt

Policia pas protestës së opozitës përpara Kryeministrisë arrestoi 20 qytetarë me akuzën e akteve të dhunshme.

27 shkurt

Një ditë pas protestës së opozitës përpara parlamentit, policia hetoi 8 qytetarë dhe shpalli në kërkim 12 të tjerë.

5 mars

Policia arrestoi 8 persona dhe 9 të tjerë u ndoqën në gjendje të lirë për aktet e dhunës në protestën përballë Parlamentit.

17 mars

Policia arrestoi 14 persona, 11 qytetarë i hetoi në gjendje të lirë dhe 7 të tjerë i shpalli në kërkim.

21 mars

Policia arrestoi 6 qytetarë, 17 u hetuan në gjendje të lirë dhe 6 të tjerë u shpallën në kërkim.

29 mars

Policia ka nisur procedim penal për 7 prej qytetarëve të pranishëm në protestën e opozitës ditën e enjte përpara Parlamentit. Mes të proceduarve është edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi. Ata akuzohen për kundërshtim të policisë, prishje të qetësisë publike dhe përdorim të lëndëve plasëse.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme