Protesta e opozitës, qytetarët përplasen me policinë

Protesta e opozitës, qytetarët përplasen me policinë

Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës po protestojnë përballë parlamentit, teksa shumica socialiste ka nisur seancë parlamentare, ku do të bëhet edhe betimi i tre deputetëve të rinj. Forca të shumta policie janë vendosur përpara parlamentit, përgjatë pedonales dhe përpara Ministrisë së Brendshme.

Mes protestuesve, në rresht të parë janë dhe banorët e Astirit, të cilët prej 5 muajsh protestojnë çdo ditë kundër projektit të Unazës së Madhe që parashikon prishjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre. Banorët e Astirit tentuan të çanin kordonin e policisë, por nuk kanë mundur. Pas kësaj përpjekje, forcat e policisë u shtuan edhe më shumë.

Një tjetër incident ka ndodhur tek zona e pedonales, ku policia ka ndaluar një grup protestuesish, shumica gra. Ish-deputetja Albana Vokshi e quajti të pa precedentë veprimin e policisë:

“Kjo është dhunë, e paprecedente, të dhunohen femrat, të vihet dorë mbi gratë është fundi.”

Policia ka penguar dhe gazetarin e televizionit News 24, Erjon Skëndaj të bë punën e tij. Megjithëse i veshur me uniformën që mban logon e televizionit dhe i identifikuar si gazetar, policia e ka shtyrë Skëndajn dhe nuk e kanë lejuar të raportojë drejtpërsëdrejti nga protesta.

Kjo është protesta e shtatë e opozitës. Më 13 prill, opozita ka lajmëruar zhvillimin e një proteste kombëtare.

2 komente

    Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

    Lajme te ngjashme