Rama: Nëse opozita fiton një bashki, atëherë do hyjmë në zgjedhje të parakohshme

Rama: Nëse opozita fiton një bashki, atëherë do hyjmë në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Rama, gjatë fjalimit në Kongresin Elektoral të PS, nuk kurseu akuzat ndaj opozitës. Ai ftoi opozitën të bashkëpunojë.

“Lulzim Bashës dhe atyre që e ndjekin pas i themi që na vjen keq. Premtuat se do jeni zëri i atyre në parlament. Por një ftesë e kam ende për ju. Jeni ju qe keni rrokatisur kokën shqiptare dhe ndërkombëtarëve për reformën zgjedhore dhe votimin elektronik”.

Kryeministri Rama tha se mund të miratojë reformën zgjedhore me deputetët e rinj që kanë marrë mandatet e lëna nga opozita.

“Hajdeni, ulemi ta miratojmë së bashku atë reformë, biem dakord t’i eksperimentojmë në disa zona që në Qershor edhe votimi dhe numërimin elektronik, dhe meqë e keni me shumë qejf temën e shitblerjes së votës, jemi gati të miratojmë në kuvend çdo masë të që mund të propozojë znj. Monika Kryemadhi. Pastaj e kalojmë vetë ne në Kuvend me deputetë e rinj”.

Gjithashtu, Rama tha se vetëm nëse opozita fiton një bashki, atëherë do të kryehen zgjedhjet e parakohshme.

 “Ju në zgjedhjet e 30 qershorit fitoni një bashki të vetme më shumë se ne, ne jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme