Rama shpenzoi 230 mijë euro për Teatrin ‘karakatinë’ të Kukullave

Rama shpenzoi 230 mijë euro për Teatrin ‘karakatinë’ të Kukullave

“Teatri i Kukullave është një karakatinë që na turpëron para fëmijëve”, tha Kryeministri Rama në shfaqjen e organizuar për prezantimin e rikandidimit të Erion Veliajt, ditën e shtunë.

Ai akuzoi opozitën për lënien në këtë gjendje të godinës së Teatrit të Kukullave dhe të godinave të tjera të kulturës në Tiranë. Deklaratat e tij ngajnë më shumë me një justifikim për të prishur Teatrin e Kukullave.

Në të vërtet qeveria ka shpenzuar rreth 230 mijë euro në vitin 2016 për rikonstruksionin e Teatrit të Kukullave. Kështu:

Më 29 tetor 2015, Kryeministri miratoi vendimin me objekt “Leje ndërtimi për rikonstruksionin qendrës kombëtare të kulturës për fëmijët/ Teatri i kukullave dhe Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike”.

Në tetor 2015, Ministria e Kulturës hapi tenderin për rikonstruksionimin e dy objekteve, Teatri i Kukullave dhe Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, me vlerë totale rreth 400 mijë euro. Tenderi u fitua nga kompania Be-Is shpk.

Më 14 dhjetor, Ministria e Kulturës miratoi shtesë kontrate me vlerë rreth 58 mijë euro dhe mbikëqyrje të punimeve me vlerë 1200 euro. Punimet përfunduan në fund të vitit 2016.

Por pavarësisht se Teatri duhet të ishte riparuar në vitin 2016, drejtori i ri i Teatrit, i emëruar në vitin 2018 u ankua për gjendjen e mjerueshme të Teatrit të Kukullave, si në ambjetet brenda ashtu edhe jashtë. I ftuar në emisionin BOOM ai tha se:

“Kemi një kompani që është e gatshme që të kontribuojë që nesër me rikonstruksionin e fasadës së teatrit. Teatri i Kukullave ka nevojë imediate për ndërhyrje. Institucioni ka nevojë për ndërhyrje imediate në skenë. Aktorët kur zhvillojnë shfaqje janë të pasigurt nëse podet që mbyllin gropën mund të bien ose jo. Magazina e institucionit ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.”

Nga deklaratat e drejtorit, nuk dihet se për çfarë punimesh riparuese janë bërë përdorur të paktën 230 mijë euro.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme