Veliaj konfirmon se projekti i Teatrit të Ri ka ndryshuar

Veliaj konfirmon se projekti i Teatrit të Ri ka ndryshuar

Projekti i Teatrit të ri Kombëtar ka ndryshuar këtë e bëri të ditur kryebashkiaku Veliaj në një intervistë dje për emisionin Opinion. Ai tha se gara për teatrin e ri nuk ka mbaruar.

Do të presim propozime të ndryshme. Unë do pres ofertën më të mirë. Nuk është kështu projekti, e ke këtë të pasaktë.Nuk e keni të saktë projektin, është nga një tjetër portal. Do shohim projektin, jam në pritje të propozimeve”.

Kjo deklaratë e Veliaj konfirmon lajmin e dhënë nga Exit.al në fillim të janarit se kompania e arkitektit Bjarke Ingels, BIG është tërhequr nga bashkëpunimi me kompaninë Fusha shpk, dhe Bashkinë Tiranë për shkak të mosmarrëveshjes në lidhje me cilësinë e dobët të materialeve të ndërtimit të kërkuara nga kompania shqiptare.

Sipas burimeve të Exit.al, Ingels donte të përdorte materiale me cilësi të lartë në ndërtimin e teatrit të ri. Por kompania Fusha kërkonte materiale të lira dhe me cilësi të ulët, si një mënyrë për të ulur kostot. Dhe, si rezultat, Ingels braktisi projektin.

Edhe pse mediat pranë qeverisë e sulmuan Exit.al për këtë lajm, bazuar mbi një përgjigje të përgjithshme të Bjarke Ingels për Ora News, tashmë konfirmohet se lajmi ishte i vërtet.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme