Vetingu, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Përmetit

Vetingu, KPK shkarkon kreun e Gjykatës së Përmetit Komisioni i Pavarur i Kualifikimit KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Pashk Gjacin, kryetar i Gjykatës së Përmetit.

Trupi gjykues i përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia, gjeti probleme në të treja kriteret e rivlerësimit: pasurisë, profesionalizmit dhe pastërtisë së figurës.

Lidhur me pasurinë, KPK gjeti pasaktësi në deklarimet e dy ndërtesave të privatizuara nga gjyqtari në Fan të Mirditës, një shtëpie 3-katëshe në Laç dhe dy sipërfaqe tokash në Laç dhe Velipojë.

Gjyqtari Gjaci tha se këto pasuri i ka blerë me të ardhurat gjatë kohës që ka punuar si avokat dhe me fitimet nga investime të suksesshme në prona. Por KPK ka argumentuar se gjyqtari nuk ka pasur mjaftueshëm burime të ligjshme financiare për të blerë gjithë këto prona.

Lidhur me pastërtinë e figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) raportoi se ndaj Gjacit ka pasur një procedim penal për shpërdorim detyre nga Prokuroria në Gjirokastër. DSIK gjithashtu raportoi se “veprimet e gjyqtarit Gjaci cenonin figurën, integritetin e besueshmërinë e tij dhe bëjnë subjekt ndikimi nga krimi i organizuar”.

Ndaj gjyqtarit Gjaci kishte dhe disa denoncime nga qytetarët për vendime të padrejta dhe mungesë profesionalizmi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme